Skip to content

Dëshmia e vëllait në Gjykatë: Po ta ktheja kohën, tokë e shtëpi do ia jepja vëllait

76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësi, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës. Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.

Related article  Beloved TV star dies of cancer aged just 61

Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”

Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë. Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga rruga e tij, viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë.

Related article  Vinçi këputet dhe zë poshtë 24-vjeçarin, djali i vetëm i familjes
Published inNEWS