Skip to content

Helmimi nga ushqimi i Sori-Al, policia: 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën në spital!

Tiranë/Informacion paraprak

Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Related article  “Do ta jap pasurinë time për Ilir Metën”, avokati Cakrani: Donin ta el minonin, por ja si shpëtoi

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Related article  Search results for: Chris Pratt’s Mother’s Day post has sparked backlash online, with some fans expressing disappointment

READ MORE N*mi në Greqi! Policia jep njoftimin urgj*nt që prek të gjithë shqiptarët
Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Related article  E PAPRITUR - Tirana po ‘pervelohet’, ne kete qytet nisi stuhia e papritur, reshje të dendura shiu dhe breshër (Video)

Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Published inNEWS