Skip to content

Rama nis levizjet e shpejta, ja ke aktivizon per te shuar protesten

Nga sulmet ndaj Dritan Goxhajt te shpallja “non grata” e Ikballe Hudutit. Kryeministri ka aktivizuar patronazhistët, ministrat, deputetët, SHISH-in dhe Antiterrorin në një ofensivë të gjerë për të delegjitimuar protestën, duke pretenduar se pas saj fshihen ndikime të huaja.

Edi Rama ka vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e pushtetit për të zhbërë protestën qytetare.

Për herë të parë në 35 vite, qytetarët kanë 26 ditë që dalin në protesta masive kundër qeverisë dhe kastës politike. Kjo padyshim e ka trembur Ramën, i cili po e mban mandatin e tretë mes skandaleve dhe korrupsionit. Duke e ditur se tani numërimi ka nisur mbrapsht, Rama i ka hedhur në sulm me kuç e me maç për të zhbërë protestën dhe për të frikësuar protestuesit.

Related article  Dalin EMRAT e vajzave të ekranit që kanë kryer takime speciale me “kokat e krimit” brenda burgjeve. PAMJET tregojnë momentet int*me

Elementi kryesor që po përdor kryeministri është linçimi. Prej disa ditësh po shigjetohen figura të caktuara në protestë. Fillimisht ishte Dritan Goxhaj, të cilin e lidhën me Iranin, e cilësuan agjent, tentuan t’i mohojnë angazhimin në UÇK etj. Me pak fjalë, iu futën në të gjithë biografinë dhe nuk i lanë gjë pa thënë. Përveç Ramës, u aktivizuan patronazhistët, ministrat dhe deputetët, të cilët prej disa ditësh po bëjnë një sulm të koordinuar ndaj protestës dhe atyre që marrin pjesë. Pra, ajo që Rama e cilësoi “lufta e algoritmit”, pasi janë porositur të gjithë që të jenë aktivë në rrjetet sociale dhe të sulmojnë sa më shumë.

Related article  Protestat në Tiranë në ditën e 21-të për dorëheqjen e Ramës, Evropa bën lëvizjen URGJENTE

Por përveç intimidimeve në rrjetet sociale, në lëvizje janë vënë edhe organet shtetërore, si SHISH, Policia dhe Antiterrori. Dritan Goxhaj u mor dje në pyetje nga Antiterrori për disa deklarime që ka bërë kohë më parë, teksa sot policia e procedoi penalisht me argumentin se ka udhëhequr dje marshimin e protestës, duke bllokuar rrugët.

Ndërkohë, sot Rama bëri “goditjen e madhe”, duke pretenduar se Irani ka sjellë agjentë në Tiranë. Kryeministri gjeti një zonjë, e cila njihet vetëm për gafat dhe asgjë tjetër, duke e shpallur madje edhe të padëshiruar, pasi ka bërë thirrje pro Iranit.

Related article  Luan Rama ‘masakron’ Edi Ramën, akuzon kryeministrin me detaje tronditese te pathena me pare!

Mirëpo ministri i tij i Brendshëm, Besfort Lamallari, e ka nxjerrë zbuluar sot, pasi në një intervistë pranoi se shërbimi inteligjent ka hetuar për të.

“Është bazuar në informacionet e inteligjencës. Vendimmarrja është bazuar në informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarrje të tillë”, tha ai.

Published inNEWS