Skip to content

“O engjëj, mezi pritët me ardh”, postimi prekës i xhaxhait të motrave që humben jeten në Gjermani

Dy motrat, Erza dhe Aulona Zubaku nga fshati Topanicë i Kamenicës, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në Gjermani, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti shqiptar.

Pas konfirmimit të lajmit të rëndë, familjarët kanë publikuar fotografi të dy të rejave, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe fjalë prekëse për humbjen e tyre.

Related article  Video shows mom-of-five's final sighting with alleged killer before she was executed in chilling desert murder

Një nga dedikimet më prekëse është ai i një familjari të afërt, i cili shkruan:

“Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë.”

Ndërkohë, lidhur me aksidentin fatal, Policia gjermane ka dhënë detaje për Klankosova.tv. Sipas autoriteteve, në të njëjtën zonë janë regjistruar dy aksidente të ndara, të cilat ndodhën brenda një intervali të shkurtër kohor.

Related article  US City Terminates ICE Agreement, GOP Leadership Fires Back

Aksidenti i parë është raportuar pak pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal. Si pasojë e pengesave të krijuara në autostradë nga kjo ngjarje, drejtuesit e automjeteve që po vinin nga pas janë detyruar të frenojnë papritur.

Related article  CBS Bows Down! Trump Forces a Climbdown After the Kamala '60 Minutes' Farce

Pak çaste më vonë, pranë nyjës së Appenweier, ndodhi një aksident tjetër zinxhiror ku u përfshinë pesë automjete. Pikërisht në këtë aksident tragjik humbën jetën Erza dhe Aulona Zubaku, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Published inNEWS