Skip to content

E rende! Shoqerohet ne Polici gazetari Osman Stafa! Deri tani mesohet se …

Një incident, ku protagonist është gazetari i News24, Osman Stafa, është regjistruar gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, Stafa shihet teksa shoqërohet nga efektivët e policisë pas një debati me një grua gjatë protestës.

Related article  Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Fierit

Sipas dëshmisë së një qytetareje, në komisariat është shoqëruar edhe një grua, ndërsa ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre.

Po ashtu, bëhet me dije se Stafa është përplasur verbalish me gruan në fjalë, e cila në videon e publikuar dëgjohet duke bërtitur dhe duke hedhur akuza ndaj tij. Nga ana e tij, gazetari pretendon se nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm.

Gjatë protestës së ditës së sotme, Osman Stafa mbajti fjalën në podium, ku bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe në protestat e ardhshme.

Related article  Deklarata e papritur nga autori i ngjarjes se rende ne Shkoder

Kujtojmë se Osman Stafa është një nga gazetarët që ka publikuar disa denoncime dhe problematika që lidhen me sistemin shëndetësor në vendin tonë, kryesisht me Spitalin e Onkologjikut.

Published inNEWS