Skip to content

Dorëzohet Rama?! Deputetja e PS-së: Do të kemi marrëveshje për Shqipërinë e Re

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka folur për nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”, duke theksuar se vendi ka nevojë për më shumë drejtësi, meritokraci dhe standarde europiane.

Në mesazhin e saj, Spiropali u shpreh se Shqipëria që qytetarët duan të ndërtojnë duhet të jetë më e hapur, më e drejtë dhe më europiane, ndërsa theksoi se për të arritur këtë objektiv kërkohet edhe një proces reflektimi dhe reformimi brenda Partisë Socialiste.

Related article  Kryebashkiaku socialist i Ramës i “shtrin dorën” për ndihmë Sali Berishës

Sipas saj, PS duhet të gjejë energji të reja, të forcojë demokracinë e brendshme dhe të ndërmarrë një proces vetëpastrimi për të mbetur një forcë politike moderne dhe e besueshme.

Related article  Rama përgëzon qytetarët për mbrojtjen e flamingove: Problemi qëndron te mosndarja e sorrave që përndjekin Shqipërinë nga zogjtë rozë

“Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike dhe më kompakte”, u shpreh Spiropali.

Ajo nënvizoi se “Marrëveshja e Re” duhet të jetë një proces i thellë dhe i vërtetë transformimi, duke shtuar se përmirësimi i Shqipërisë lidhet drejtpërdrejt me aftësinë për të përmirësuar institucionet dhe vetveten.

Related article  Policia ndal ceremoninë e martesës – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, 3 të arrestuar

Në përfundim, Spiropali theksoi se vetëm përmes ngritjes së standardeve politike dhe institucionale mund të ndërtohet Shqipëria që qytetarët presin, duke e cilësuar këtë si një sfidë dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e vendit.

Published inNEWS