Skip to content

Dy te mitur u mbyten ne Tale, del e verteta e tmerrshme e plazhit ku u mbyten femijet e vegjel

Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë mbytur këtë të premte në plazhin publik të Tales në Lezhë. Ato janë futur në det për t’u larë dhe kanë dalë prej andej të pajeta.

Është e paqartë se në çfarë rrethanash dy vajzat e mitura janë lënë të pashoqëruara në plazh, derisa janë futur në det dhe janë rrëmbyer nga dallgët.

Related article  Hajde para se….?”/ Mësuesja arrstohet pas marr*dhënieve me nxënësin

Fatkeqësisht, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha janë mbytur në thellësi dhe menjëherë në zonë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare nga deti dhe ato të DVP Lezhë nga toka, ndërsa një ndihmë të madhe kanë dhënë dhe pushuesit.

Related article  Detaje nga ngjarja e mbremjes

Trupat e dy vogëlusheve të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë konstatuar disa metra larg bregu dhe shërbimet e Policisë së Lezhës në bashkëpunim me pushuesit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 12:50 në plazhin e Tales dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related article  Marjana Koçeku pakt me demokratët? Mesazhi i koduar që i dha Ramës kur shkoi të ulej pranë “armiqve” të tij politikë

Neësbomb.al mëson paraprakisht faktin e vertete te plazhin ku u mbyten  Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha se ato ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar dhe pa roje plazhi.

Trupat e pajetë të vogëlusheve nga Fushë Kruja janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Published inNEWS