Skip to content

Ngjarje e rende ne zonen turistike te Syrit te Kaltert

Një aksident është regjistruar pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq, ku dy persona kanë përfunduar në një humnerë pasi humbën kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonin.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve është shtetas i huaj. Të dy personat kanë rënë rreth 15 metra poshtë rrugës, në një terren të vështirë dhe të pjerrët, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave të shpëtimit.

Related article  “Hanin e pinin me dashnoret në lokalin tim, pastaj ma prishën!” Rrëfimi i Mihalit të famshëm! Ja çfarë paska bërë me djalin e Edi Ramës

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Urgjenca Mjekësore, të cilat organizuan operacionin për nxjerrjen e të aksidentuarve nga humnera.

Related article  Civilet i trokasin ne dere në mesnatë dhe i kerkojne…! Veprimi i pazakontë i BKH-së që tronditi elitën politike të Tiranës

Fatmirësisht, pavarësisht rënies në thellësi, të dy personat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Pas shpëtimit, ata u transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme.

Related article  E FUNDIT - Pak ore para protestes, vjen lajmi i keq per 3 organizatoret e protestes! Ja cfare mesohet deri tani

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e motorit nga rruga.

Published inNEWS