S’kanë kaluar as 3 ditë nga vdkja e 26-vjeçares, tjetër aksident i frikshëm në ‘rrugen e mallkuar’ ne Shqiperi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kasin Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht, ku 3 mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Paraprakisht raportohet se për pasojë të përplasjes së fortë mes makinave, ka mbetur i lënduar një person. I lënduari është transportuar menjëherë për në spital, ku fatmirësisht thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Milaim Zeka në lot, tregon komentin e vajzës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Sakaq, bëhet me dije se autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje. Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda pak ditësh në aksin Pogradec-Lin, e cila eshte khyer si nje ‘rruge e mallkuar’, pasi të dielën që lamë pas një aksident i dyfishtë përfundoi tragjikisht duke i marrë jetën në lule të rinisë shqiptares nga Maqedonia e Veriut Elmedina Lloga.

Related article  I FUNDIT, Lëvizje në Policinë e Shtetit, kush do të drejtojë qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Fier