Skip to content

A do ta bllokojnë Rinasin? Aktivisti i protestës e zbulon vendimin…

Një natë me pare, një grup protestuesish iu drejtuan Rinasit, me synimin për të bllokuar këtë segment, i cili përbën nyjën kryesore që lidh Tiranën me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Megjithatë kjo lëvizje nuk është përqafuar nga organizatorët e protestës, të cilët kanë theksuar se nuk kanë qenë pjesë e këtij veprimi dhe se grupi që u drejtua drejt aeroportit nuk është udhëhequr prej tyre.

Related article  Josh Duggar Prison Sentence Extended as He Is Put in Solitary, Claims Cousin Amy amid Appeal of Child Sex Abuse Conviction

Aktivisti Alben Kola është shprehur se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore, duke përjashtuar çdo formë dhune apo përshkallëzimi. Ai ka ritheksuar gjithashtu se Aeroporti i Rinasit mbetet një nyje jetike e vendit dhe nuk do të përfshihet në bllokime apo veprime që cenojnë funksionimin e tij, duke e cilësuar atë si një nga asetet më të rëndësishme të infrastrukturës dhe një pikë kyçe lidhëse me diasporën shqiptare.

Related article  House Republican gets big-name support after announcing bid for McConnell's seat

“Ne kemi thënë çdo natë se kjo është një protestë model, ku zemra është rinia dhe mërgata shqiptare. Si mund ta ndalojmë mërgatën që të vijë me avion? Aeroporti është nyja kryesore që ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Prandaj duhet të jetë e qartë për të gjithë, nuk do të ketë asnjë tentativë për të bllokuar aeroportin,” u shpreh ai, duke shtuar se aeroporti mbetet një pikë ku lidhen shqiptarët e diasporës dhe turistët nga e gjithë bota.

Related article  Tulsi Gabbard Launches Investigation on 120 US-Funded Biolabs - Dozens Located in Ukraine
Published inNEWS