Skip to content

Në ankth nga protestat! Qeveria merr vendimin e fortë, jep lajmin e madh për të rinjtë, tani e mbrapa do arrijnë të marrin…

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një VKM për zgjerimin e garancisë rinore që është një program që synon të ndihmojë të rinjtë të gjejnë punë, praktikë profesionale, trajnim ose arsimim brenda një periudhe të caktuar pasi mbeten të papunë ose dalin nga sistemi arsimor.

Vendimi i ri zëvendëson Planin e Zbatimit të Garancisë Rinore 2023-2025 me një plan të ri trevjeçar, i cili do të mbulojë periudhën 2026-2028.

Related article  JUST IN: Prominent DOGE Staffer Brutally Beaten in D.C. — Trump Threatens Federal Takeover

Garancia Rinore është një nga instrumentet kryesore të politikave të punësimit, që synon të mbështesë të rinjtë në integrimin në tregun e punës, arsim, formim profesional ose programe trajnimi, duke reduktuar nivelin e papunësisë dhe pasivitetit në këtë grupmoshë.

“Garancia rinore është një instrument për të rinjtë dhe të rejat që duan të punësohen të cilët nëse nuk kanë një aftësi do të aftësohen, do tu ndërmjetësohet një vend pune ose do të trajnohen”, tha ministrja Delina Ibrahimaj.

Related article  Israeli PM says Trump was marked for death by Iran after tearing up fake...

Për zbatimin e planit të ri janë ngarkuar një sërë institucionesh qendrore dhe vendore, mes tyre Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave, si dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Agjencia Kombëtare e Rinisë, INSTAT-i dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Related article  Shakira Acquitted in Tax Case as Spanish Government Must Return $70 Million: 'There Was Never Any Fraud,' Says Singer

Autoritetet synojnë që përmes planit të ri të forcojnë masat për punësimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve, në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030.

Published inNEWS