Skip to content

I kërkuar nga SPAKU! Merret p*ng i forti i Vlorës Ines Hajllura, ishte i shoqëruar nga një femër, dyshohet se ato që e duan

Një informacion i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Publik.al mbrëmjen e sotme nga Vlora, ku dyshohet se Inez Hajrulla, person i shpallur në kërkim nga SPAK, mund të jetë rrëmbyer nga persona të lidhur me një grup kundërshtar.

Sipas informacionit që ka mbërritur në redaksi, Hajrulla dyshohet se ka qenë në shoqërinë e një vajze në momentin kur ka humbur kontaktet dhe prej rreth katër orësh dy telefonat e tij rezultojnë të fikur.

Related article  Search results for: The heartbreaking story of Bailey Cooper is deeply emotional and moving for anyone who reads it

Burime të Publik.al pretendojnë se bëhet fjalë për një pengmarrje të mundshme, ndërsa dyshimet e para lidhen me persona të grupit kundërshtar me të cilin Hajrulla ka pasur konflikte të mëparshme.

Informacioni është në fazë verifikimi dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit deri në publikimin e këtij raportimi. Nuk dihet gjithashtu nëse strukturat policore e kanë të regjistruar zyrtarisht një denoncim për zhdukjen e tij apo nëse kanë nisur kërkimet në lidhje me këtë informacion.

Related article  Deklarata E FORTE e Dritan Goxhajt pas lirimit, rrefen castet ne Komisariat, ja cfare u ndodhi aty brenda...

Hajrulla është një emër i njohur për autoritetet në Vlorë dhe aktualisht ndodhet në kërkim pas operacionit të SPAK kundër një grupi kriminal, ku ndaj tij janë ngritur dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale. Në mars 2026, SPAK zhvilloi një operacion në Vlorë dhe Hajrulla ishte një prej personave për të cilët u lëshuan masa arresti, por ai nuk u kap.

Emri i tij është lidhur ndër vite edhe me disa atentate të mbetura në tentativë ndaj tij, ndërsa përplasjet mes grupeve rivale në Vlorë kanë qenë objekt i hetimeve të ndryshme.

Related article  Përleshje e egër e anëtarëve të bandave në burgun e Fierit! Barjat e Shkodrës dhe lidhja me Vis Martinaj, cfarë po ndodh

Publik.al po verifikon informacionin dhe po kontakton burime pranë Policisë së Vlorës për të mësuar nëse është regjistruar një denoncim për zhdukjen e Hajrullës dhe nëse ka nisur një operacion kërkimi.

Nëse autoritetet konfirmojnë informacionin, do të sjellim në vijim detajet e plota mbi rrethanat e ngjarjes.

Published inNEWS