Skip to content

Romeo Veshaj flet për Big Brother VIP: Duhet t’ia kisha kursyer vetes!

Aktori dhe moderatori Romeo Veshaj ka ndarë së fundmi i eshte kthyer kohes kur ka qene ne BBVAL, duke ndare mendimet e tij rreth pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, duke reflektuar mbi përjetimin brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gjatë një interviste në “X Radio”, ai u shpreh i sinqertë për eksperiencën e tij, duke theksuar se, nëse do të kishte mundësinë ta vendoste sot, ndoshta nuk do ta kishte ndërmarrë këtë hap.

Related article  “Jam këshilltarja e Edi Ramës…”, si Ina Cakaj mashtronte banorët e prekur nga tërmeti

Sipas tij, ndonëse hyri në këtë format për të përjetuar emocione të forta, rezultati nuk ishte ai që kishte pritur.

“Bigu nuk ishte një eksperiencë për mua. Tani që e mendoj, do ia kisha kursyer vetes. Jam njeri që dua të provoj emocione të forta. E provova, por nuk ishte për mua. Gjithsesi, ngelet një eksperiencë që vjen njëherë në jetë”, u shpreh Romeo.

Related article  Çfarë ndodhi? Familjarët e banores përplasen me Aulona Mustën

Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë mes atyre që e mbështesin sinqeritetin e tij dhe të tjerëve që e konsiderojnë pjesëmarrjen në këtë format si një mundësi të rëndësishme për karrierën.

Related article  Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina pa frena dore rrëshqet dhe e zë poshtë

Pavarësisht rezervave të tij, eksperienca në Big Brother VIP Albania mbetet një kapitull shumë i veçantë në rrugëtimin e tij, duke i dhënë më shumë ekspozim dhe një lidhje më të drejtpërdrejtë me publikun.

Published inPetravu