Skip to content

Makina përmbyset brenda tunelit. Disa persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si Tuneli i Murrashit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, çka ka sjellë daljen jashtë rruge dhe përmbysjen e automjetit.

Related article  “Dolën të pijnë kafe dhe u kthyen të ..." Detaje dritheruese per ngjarjen me 2 te vdkur

Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti raportohet për persona të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat po japin ndihmën e parë dhe po bëjnë transportimin e të dëmtuarve drejt spitalit.

Related article  Tërbohet Irani gjatë natës

Ndërkohë, forcat e policisë pritet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit, si edhe numrin e saktë të personave të përfshirë dhe shkallën e dëmtimeve që kanë pësuar.

Related article  Zgjedhjet në PD/ Kush do ta marrë drejtimin e partisë? Deklarata befasuese e Boçit

 

Published inPetravu