Skip to content

Efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës ndahet nga jeta në krye të detyrës

Një efektiv i Policisë Rrugore ka humbur jetën në krye të detyrës në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak. Bëhet fjalë për oficerin Ilir Budlla, 58 vjeç, i cili po shërbente me shërbimet e Qarkullimit Rrugor kur papritmas pësoi incidentin fatal.

Related article  Po flinte pranë vajzës së saj të mitur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, së bashku me drejtorët e departamenteve, Neritan Nallbati dhe Dhimitraq Ziu, vizituan familjen e oficerit, vendosën kurora dhe dorëzuan Certifikatën e Karrierës si nderim për kontributin e tij.

Related article  Ndjekësit dyshojnë raportin mes Mateos dhe Brikenës?

Bizhga shprehu mbështetjen e plotë të institucionit dhe theksoi se humbja e Budllës është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë Policinë e Shtetit.

Me një karrierë mbi 33 vjeçare, Ilir Budlla njihej si një punonjës i përkushtuar, korrekt dhe me integritet të lartë profesional, i cili shërbeu me devotshmëri qytetarëve dhe ligjit.

Related article  “Qau kur íku”/ Pas 40 vitesh trupa e ‘Pallatit 176’ ribáshkòhen tek Luiz Ejlli’, Rajmonda Bùlku trègòn arsyen pse nuk mori pjesë në xhirime

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të tij.

Published inPetravu