Skip to content

Ndotja e ajrit në Tiranë arrin nivele alarmante, ja cila është zona më e ndotur

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga platforma globale World Air Quality Index, Tirana po përballet me një krizë mjedisore, ku ndotja e ajrit është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Monitorimet janë kryer në disa zona të kryeqytetit si Rruga “Bardhyl”, Rruga e Kavajës, Ish-Parku i Autobusëve dhe Rruga “Papa Gjon Pali i Dytë”. Në secilën prej tyre u vu re një nivel i lartë ndotjeje, ku përqendrimi i grimcave rezultoi deri në 12 herë më i lartë se normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndotja e ajrit në Tiranë arrin nivele alarmante, ja cila

Monitorimet në disa zona të kryeqyteti

Zona më e ndotur: Rruga Bardhyl (71 AQI).

Stacioni “aqteam” është një nga pikat më të pastra të monitorimit të ajrit në Tiranë, i vendosur pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Related article  Al*rm nga Tanja Porja! Ndryshim drastik i motit, prilli do t'ju befasojë keq!

Shumica e stacioneve janë në nivel “moderuar”, që do të thotë se ajri nuk është i pastër dhe mund të ketë ndikim tek personat me probleme shëndetësore, fëmijët dhe të moshuarit.

Related article  Mëngjesi nis me dridhje Toke ne vend. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Ekspertët paralajmërojnë se pasojat e ndotjes në këto nivele janë të rënda për shëndetin e banorëve, duke prekur kryesisht mushkëritë dhe qarkullimin e gjakut, si dhe duke u bërë burim për sëmundje kronike.

Related article  Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Raporti sugjeron se në mënyrë urgjente duhet të shtohen hapësirat e gjelbërta dhe të merren masa konkrete për uljen e ndotjes në kryeqytet.

Published inPetravu