Skip to content

Aksident i rende

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Related article  Arian Agushi përballet me kritika pas reagimeve për rastin Jozi-Edi, komentohet edhe fotografia me armë në dorë

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Kolonjës dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor Korçë, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Related article  E dhimbshme! 44 vjeçarja që u vra nga burri i saj la pas tre fëmijë

Ndërkohë, policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, duke respektuar rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të ngjashme.

Related article  Moti bën 'kthesën' ne Shqiperi/ Breshëri godet rëndë ne kete vend, deri tani thuhet se ...
Published inPetravu