Skip to content

LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar subvencionet prej 100 euro për grupin e dytë të studentëve. Paparaci merr vesh se studentët kanë pranuar në llogaritë e tyre shumën prej 100 eurove.

Grupi i parë i studentëve u subvencionuan tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që ishin mbajtur më 9 nëntor.

Related article  “Dëgjova britma po s’e kuptova”/ Detaje nga vr*sja e palestinezes

Atëkohë, studentët u njoftuan përmes një mesazhi në numrat e tyre të telefonit për alokimin e mjeteve.

“Të dashur studentë, më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do ta kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës”, thuhej në mesazhin telefonik.

Related article  Çfarë po ndodh me avionët?! Tjetër aksident, 8 persona…

Vendimi për subvencionimin me nga 100 euro për studentët ishte marr në tetor të këtij viti, ku ishte njoftuar se përfitues janë mbi 40 mijë studentë.

Related article  E rëndë! Një person vdes, plagosen dy të tjerë - Detajet (Emri)
Published inLajme