Skip to content

Zyrtare/ Zbardhen EMRAT. Ja kush mund ta zëvendësojë Dumanin së shpejti

Gara për postin e Kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është intensifikuar, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon sot.

Emri më i fundit që ka zyrtarizuar kandidaturën e tij është prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi, duke e çuar në pesë numrin total të garuesve për këtë post kyç.

Lista e Plotë e Kandidatëve

Deri në mbyllje të afatit, kandidaturën për drejtues të ri të SPAK e kanë dorëzuar këta prokurorë të posaçëm:

  1. Sotir Kllapi
  2. Klodian Braho
  3. Doloreza Musabelliu
  4. Elvin Gokaj
  5. Adnand Xholi

Tashmë, me mbylljen e afatit të aplikimeve, procesi do t’i hapë rrugë fazës së vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatit fitues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Kreu i ri i SPAK pritet të zëvendësojë prokurorin aktual, Altin Dumani, mandati i të cilit është drejt përfundimit. Ky pozicion është vendimtar për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në vend.

Published inShowbizz