Një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur, teksa ngiste në një makinë po qarkullon në rrjetet sociale.
Sipas asaj që shihet në video, të cilën e ka publikuar edhe index.hr, Dabro është në vendin e pasagjerit të makinës dhe është veshur në mënyrë të rastësishme me pantallona të shkurtra dhe një fanellë, gjë që sugjeron se videoja është regjistruar gjatë verës.
Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” nga Zehre Bajraktareviç.
Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës dhe në një moment shihet një shtëpi.
