Skip to content

ZONAT E NXEHTA, ku priten perplasje te forta gjate dites se votimit (harta dhe qytetet)

ISP uron që Shqipëria më 11 maj të mos ketë asnjë incident apo abuzim zgjedhor, por nga ana tjetër, ISP vlerëson se është detyrë dhe përgjegjësi profesionale dhe qytetare për të ndikuar për një proces zgjedhor me integritet, transparent, konkurrues dhe të ndershëm. Harta e riskut zgjedhor është një kontribut konkret për këtë.

Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë të riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shumë elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit në nivele të larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit të trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale).

Related article  I FUNDIT, Vdes minatori ne minieren e kandidatit te Rames, policia arreston vetem tekniket (EMRAT+FOTO))

Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj. Në disa prej këtyre bashkive ekzistojnë zona ku vota trafikohet/devijohet prej vitesh nga individë apo grupe informale me ndikim të madh politik dhe financiar.

Related article  Vjen paqja e shumëpritur në Lindje? Ja lajmi i madh!

Himara përbën përjashtim për shkak specifikash të tjera, kryesisht të lidhura me zgjedhjet e fundit lokale, kurse bashkitë e vogla si Shijaku, Bulqiza, Kukësi apo Mati kanë tipar të përbashkët ndikimin e grupeve informale apo kriminale, si dhe trafikun e infuencave.

Related article  SHBA heq dorë nga shqiptarët? TRONDIT Baton Haxhiu: Deri ne fund te vitit...

Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale të specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj,

Zona të cilat nuk kanë krim të organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politikë dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.

Published inLajme