Skip to content

Zjarret në Shqipëri nuk janë rastësi? Akuza e fortë ndaj Ramës

Në një reagim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, avokati Arben Llangozi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur situatën e zjarreve me një “plan të pistë” për shkatërrimin e vendit. Sipas Llagozit, zjarret që kanë pushtuar jugun dhe veriun e vendit nuk janë rastësi, por pjesë e një strategjie për t’i hapur rrugë ndërtimeve të hoteleve luksoze.

Related article  Deklarata e fortë: “Motrat Gixhari e kanë ligësinë në ADN!”

“Edi Rama po djeg Shqipërinë për ta shitur! Ky është një plan i pistë, i ndërtuar nga maja e pushtetit,” shprehet Llangozi, duke theksuar se flakët që po konsumojnë pyje, male dhe pasuri natyrore në Sarandë, Vlorë, Lukovë, Tepelenë, Gramsh dhe zona të tjera, janë një akt i qëllimshëm.

Related article  Jo vetem djali! Ja cfare ndodhi mes Parashqevise dhe ish Bashkeshortit, ai i ben premtimin e forte (Video)

Mungesa e reagimit, një plan për ndërtime luksoze?

Sipas avokatit, mungesa e pajisjeve moderne zjarrfikëse dhe reagimi i vonuar i autoriteteve nuk janë dëshmi e paaftësisë, por pjesë e një plani të fshehtë. “Ky nuk është paaftësi, është tradhti kombëtare! Aty ku digjen pyjet, nesër do të ngrihen hotele luksi për oligarkët,” paralajmëron ai.

Related article  Merret vendimit! Goditje e rëndë për Sali Berishën dhe PD

Llangozi thekson se kjo situatë po varfëron shqiptarët dhe po e “boshatis” vendin, duke e shitur atdheun “copa-copa”. Këto akuza vijnë në një kohë kur qeveria është vënë nën kritika të forta për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për mbrojtjen civile.

Published inShowbizz