Skip to content

Zhdukja e ish-zyrtarit merr kthesë të papritur! Ai ‘bëhet i gjallë’ dhe jep dëshminë shokuese

Rasti i zhdukjes së Daniel Shima, ish-zv.drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka marrë fund. Pas një denoncimi të bërë nga familjarët për “arrestimin” e tij, Shima është kthyer në banesë gjatë natës, duke sqaruar se largimi i tij ishte i vullnetshëm.

Kronologjia e ngjarjes dhe dëshmia

 

E dashura e tij ishte ajo që mori një telefonatë alarmante nga Shima, i cili i tha “po më arrestojnë”, duke shkaktuar panik. Ajo kontaktoi nënën e tij, e cila bëri denoncimin në polici. Pas rreth 10 orësh, Shima u kthye në shtëpi dhe u paraqit në polici, ku deklaroi se “ishte larguar me dëshirën e tij” dhe nuk kishte asnjë pretendim për rrëmbim apo arrestim.

Related article  Godasin përmbytjet e frikshme, dhjetëra viktima

Për shkak të pozitës së tij të mëparshme në AKSHI, fillimisht u mendua se zhdukja mund të ishte e lidhur me hetimet e SPAK-ut. Shima ishte marrë në pyetje më parë nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga institucioni.

Related article  Tragjedi ne det, ka humbje jete

Doli në dritë arsyeja e vërtetë

 

Burime të afërta me hetimin kanë zbardhur se shkaku i vërtetë i “zhdukjes” ishte një konflikt personal. Shima ishte divorcuar kohët e fundit dhe kishte nisur një romancë të re me një grua me inicialet E. H. Mësohet se problemi ishte shkaktuar nga një konflikt brenda kësaj bashkëjetese. I riu duket se inskenoi situatën e “arrestimit” për t’u larguar pa gjurmë për disa orë.

Related article  SPAK sekuestron vilën luksoze dhe 'Lamborginin' në Palasë, zbulohet kujt ia fiku deren

Policia pritet të marrë sërish në pyetje Daniel Shimën për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. Ndërkohë, sistemi TIMS konfirmon se ai nuk ishte larguar nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe.

Published inShowbizz