Skip to content

Zhdukja e ish zevendesdrejtorit te AKSHI-t, pasi u kercenua nga Rama qe mos te nxirrte pislliqet? (VIDEO)

Lideri i PD-së Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhdukjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Në një postim në facebook Berisha poston pjesë nga intervista që Arben Ahmetaj ka dhënë për gazetarin Çim Peka, në Syri Tv një vit më parë, ku dëshmon se ai ishte kërcënuar nga Rama për të mbyllur gojën.

“Daniel Shima është tek Rama në Surrel!” shkruan Berisha në postimin e tij

Më 29 korrik 2024 ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për Syri Tv, me gazetarin Çim Peka

Related article  Hálla e Shpat Kasapit tròndit rrjètin, ato VIP-a që sot qájnë për nípin tim, ja çfarë i bènë kur ai ishte në háll! (Vídeo)

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…” deklaroi atëherë Ahmetaj.

Çfarë tha policia?
‘Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij’, informon policia e Tiranës.

Related article  Të shtëna me armë në kryeqytet - Detajet e para

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.

Related article  Lufta neper kembe! Donald Trump ben urdherin ekzekutiv qe trondit Sali Berishen dhe Shqiperine

Ka qenë mamaja e Shimës, ajo e cila ëma ka bërë denoncimin, ndërkohë që bashkëjetuesja e tij ka treguar mesazhin nga i mbërritur në adresë të saj nga numri i bashkëshortit ‘po më arrestojnë’.

Ndërkaq, telefoni nga ai moment ka dalë i fikur. Policia nga ana tjetër po gjurmon valët telefonike të Shimës, bën të ditur gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj.

Published inShowbizz