Skip to content

Zhduken tre te rinj para zgjedhjeve, familjaret ngrene alarmin: Ata ishin…

Policia ka marrë së fundmi dy denoncime për zhdukjen e tre të rinjve, përfshirë një vajzë dhe dy djem, të cilët rezultojnë të humbur pa asnjë kontakt me familjet prej ditësh, duke ngritur shqetësime serioze për fatin e tyre.

Në një rast të regjistruar më 6 maj, një grua 47-vjeçare me inicialet L.Q. ka raportuar në komisariatin e Tiranës se dy të afërm të saj, R.Q., 22 vjeç dhe E.D., 25 vjeçe, janë zhdukur prej disa ditësh. Sipas kallëzimit, të rinjtë ishin nisur për pushime drejt Sarandës më datë 23 prill 2025, por që nga 1 maji familjarët nuk kanë më asnjë kontakt me ta. Humbja e lidhjes telefonike dhe mungesa e çdo gjurme ka detyruar familjen të kërkojë ndihmën e autoriteteve.

Related article  LAJM I FUNDIT - Pas Gazës dhe Iranit, Izraeli bpmbardon një tjetër shtet

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me efektivët në Sarandë, ka nisur kërkimet për gjetjen e dy të rinjve dhe zbardhjen e rrethanave të zhdukjes së tyre. Deri më tani, nuk është bërë i ditur asnjë detaj që të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së tyre.

Ndërkohë, një tjetër rast i ngjashëm është denoncuar në Elbasan, ku një 15-vjeçar është larguar nga banesa dhe prej tre javësh nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete. Nëna e të miturit, shtetasja V.Z., 36 vjeçe, ka bërë kallëzim pranë Policisë më datë 6 maj, duke deklaruar se djali i saj është larguar nga shtëpia që më 16 prill 2025 dhe nuk është kthyer më.

Related article  Egli pranon kërkesën e Xumit, ç’ndodhi në mesnatë mes dy banorëve?! (Video)

Edhe në këtë rast, policia lokale ka nisur kërkimet dhe ka vënë në lëvizje strukturat përkatëse për të identifikuar vendndodhjen e adoleshentit, si dhe për të kuptuar shkaqet e mundshme të largimit.

Të tre rastet e zhdukjes janë duke u trajtuar me përparësi nga autoritetet, ndërsa familjarët janë në ankth për fatin e të rinjve dhe kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë informacion. Policia fton cilindo që mund të ketë parë apo të ketë dijeni për ndonjë nga të rinjtë e përmendur të kontaktojë menjëherë në numrin 112 ose në komisariatin më të afërt.

Related article  Horoskopi javor i Paolo Fox për datat 19 deri 25 Maj! Ajo cfare nuk e imagjinoni as ne endrra po vjen

Këto raste rikthejnë në vëmendje shqetësimin për largimet dhe zhdukjet e të rinjve në vend, ku shpeshherë mungesa e informacionit dhe vonesat në denoncim e bëjnë më të vështirë gjetjen në kohë të tyre.

Published inLajme