Ditën e sotme, Elton Ilirjani ka publikuar disa momente të bukura në Instagram, mes tij dhe këngëtares shqiptare, Parashqevi Simakut.
Biznesmei ka publikuar si fillim një foto ku shihet krah Parashqevisë, të dy mjaft të qeshur, teksa marrin poza të ndryshme.
Mjeshtri i madh, Zhani Ciko, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, ka vlerësuar këngëtaren Parashqevi Simaku.
Ciko tha se Simaku ishte një vajzë që kërkonte të kishte një lloj mbështetje, ajo ishte një vajzë që jetonte në konvikt, që i duhej një mbështetje për të ecur, për të realizuar ato ëndrat e saj. Ciko tha se mbështetjen Parashqevi Simakut ia jepnin të gjithë.
Mjeshtri i madh tha se parashqevia ishte e lirshme dhe kjo e dallonte nga këngëtarët e tjerë.
“Në atë kohë u krijua një tandemë në muzikën e lehtë, ishte më e lirshme. Në 1990 erdha në Radio-Televizion, Parashqevia zhvilloi koncertin e parë recital që u mbajt në atë kohë, me mbështetjen e RTSH. Ky recital i bërë shumë mirë nuk pati atmosferën e duhur në publik, sepse ndodhte për herë të parë një recital, publiku nuk ishte mësuar me të tilla, në atë kohë”, tha Ciko.