Astrologjia na ofron një udhëzues të detajuar mbi përputhshmërinë e shenjave të zodiakut, duke shpjeguar pse disa marrëdhënie janë të destinuara për sukses dhe të tjerat përballen me sfida. Çdo shenjë ka mënyrën e saj unike të të dashuruarit dhe kërkon partnerë që i përshtaten energjive dhe nevojave të saj.
Shenjat e Zjarrit: Pasioni është çelësi
- Dashi (21 Mars – 19 Prill): I pasionuar dhe impulsiv. Dëshiron partnerë që i japin adrenalinë dhe nuk e lënë të mërzitet. Përputhet më mirë me Luanin dhe Shigjetarin, dy shenja zjarri që ndajnë pasionin dhe energjinë e tij, si dhe me Binjakët, të cilët ofrojnë komunikim dhe argëtim të pafund. Ndërkohë, ka vështirësi me shenja si Bricjapi dhe Gaforrja, të cilat i duken shumë të ftohta ose shumë emocionale.
- Luani (23 Korrik – 22 Gusht): Krenar dhe i dashuruar me qendrën e vëmendjes. Jeton për adhurim dhe vlerësim. Përputhja më e mirë është me Dashin dhe Shigjetarin, me të cilët ndan energji të pandalshme dhe optimizëm. Edhe Binjakët i përshtaten mirë për natyrën e tyre lozonjare. Përplasjet më të mëdha i ka me Bricjapin, shumë serioz për shijen e tij, dhe me Akrepin, me të cilin bie në “luftë” për kontroll.
- Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor): I lirë, aventurier dhe optimist. Kërkon partnerë që e shoqërojnë në udhëtime pa kufij. Gjen harmoninë më të madhe me Dashin dhe Luanin. Ka vështirësi me shenjat e tokës si Virgjëresha, që e sheh si të çorganizuar, dhe me shenjat e ujit si Peshqit, të cilët i duken shumë kërkues emocionalisht.
Shenjat e Tokës: Siguria dhe Stabiliteti para të gjithave
- Demi (20 Prill – 20 Maj): Kërkon stabilitet dhe besnikëri. Dashuron ngadalë, por me përkushtim të madh. Përputhet në mënyrë perfekte me Virgjëreshën dhe Bricjapin, pasi ndajnë të njëjtat vlera për një jetë të qetë dhe të sigurt. Gjithashtu, gjen siguri te Gaforrja. Ka vështirësi me shenja si Binjakët dhe Shigjetari, të cilat i duken shumë të paqëndrueshme dhe të lirë.
- Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator): Praktike dhe analitike. Kërkon një marrëdhënie të sinqertë dhe të qëndrueshme. Përputhet më mirë me Bricjapin dhe Demin, me të cilët ndan pragmatizmin dhe besnikërinë. Përplasjet më të mëdha i ka me Shigjetarin dhe Binjakët, pasi ndryshueshmëria e tyre e lodh Virgjëreshën.
- Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar): I rezervuar, por shumë besnik dhe i përkushtuar. Dashurinë e sheh si një ndërtim serioz afatgjatë. Gjen stabilitet te Demi dhe Virgjëresha, por edhe te Akrepi, i cili e balancon seriozitetin e tij. Ka vështirësi me shenja si Binjakët dhe Luani, pasi ata i duken shumë sipërfaqësorë ose kërkojnë të dominojnë.
Shenjat e Ajrit: Komunikimi dhe Liria janë themeli
- Binjakët (21 Maj – 20 Qershor): Kureshtarë, komunikues dhe flirtonë natyralë. Dashurinë e shohin si një lojë mendjeje. Përputhen shkëlqyeshëm me Peshoren dhe Ujorin, me të cilët ndajnë stimujt intelektualë dhe shoqërinë. Edhe Dashi i përshtatet mirë për shkak të energjisë shpërthyese. Ka vështirësi me Akrepin posesiv dhe Demin shumë të ngadaltë.
- Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor): Romantike dhe kërkon harmoni. Kërkon një marrëdhënie të balancuar dhe shmang konfliktet. Përputhet më mirë me Binjakët dhe Ujorin, të cilët i japin gjallëri dhe komunikim. Me Luanin krijon një lidhje pasionale, ku secili plotëson tjetrin. Ndërkohë, nuk gjen harmoni me shenja si Bricjapi dhe Gaforrja, që janë shumë seriozë ose shumë emocionalë për shijen e saj.
- Ujori (20 Janar – 18 Shkurt): I lirë, origjinal dhe i paparashikueshëm. Në dashuri vlerëson miqësinë dhe idetë e përbashkëta. Gjen harmoni te Binjakët dhe Peshoret, me të cilët ndan një komunikim të lehtë. Ka vështirësi me Bricjapin dhe Peshqit, pasi Ujori kërkon liri ndërsa ata kërkojnë siguri dhe intimitet emocional.
Shenjat e Ujit: Ndjeshmëria dhe Lidhja emocionale
- Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik): Shumë emocionale dhe e ndjeshme. Kërkon siguri, mbrojtje dhe përkushtim. Gjen përputhje ideale te shenjat e ujit, Akrepi dhe Peshqit, me të cilët ndan thellësinë emocionale. Demi i jep stabilitetin që i mungon. Përplasjet më të mëdha i ka me Shigjetarin dhe Binjakët, që janë shumë të paqëndrueshëm.
- Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor): Intensiv, pasional dhe misterioz. Kërkon besnikëri absolute dhe është shumë i përkushtuar. Gjen lidhje të thella me Gaforren dhe Peshqit. Mund të krijojë një lidhje të fortë edhe me Bricjapin, i cili i jep stabilitet. Shmanget nga Binjakët sipërfaqësorë dhe Luani dominues.
- Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars): Romantik, i ndjeshëm dhe shumë intuitiv. Dashuron pa kushte dhe kërkon mirëkuptim. Përputhjet më të thella i krijon me Gaforren dhe Akrepin. Gjen balancë me Demin, që i jep siguri. Ka vështirësi me Virgjëreshën kritike dhe Ujorin që ruan distancë emocionale.