Skip to content

Zbulohet shkaku i aksidentit fatal të Jotës dhe të vëllait të tij… Rezultatet e hetimeve paraprake

Futbollisti i njohur portugez dhe ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën tragjikisht së bashku me vëllain e tij në një aksident të rëndë automobilistik që ndodhi në Spanjë. Detaje të reja nga mediat spanjolle hedhin dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tronditëse.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në autostradën A-52 pranë zonës së Cernadilla-s. Automjeti i tyre luksoz, një Lamborghini, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët. Hetimet paraprake të kryera nga policia spanjolle sugjerojnë se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë një shpërthim i papritur i njërës prej gomave të makinës gjatë një manovre parakalimi. Ky incident ka shkaktuar humbjen e kontrollit të plotë mbi automjetin, duke çuar në përplasjen fatale që i mori jetën futbollistit të talentuar dhe vëllait të tij.

Diogo Jota, i cili ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte pak javë që kishte kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, la pas një boshllëk të madh në botën e futbollit. Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur thellësisht komunitetin sportiv, dhe shumë figura të njohura të futbollit kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre për humbjen e një prej talenteve më të dashur të Portugalisë dhe të Liverpoolit.

Published inLajme