Policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm kundër pr0stituci0nit në zonën e Ujit të Ftohtë, duke goditur një rrjet ku përfshiheshin shtetase kineze. Si rezultat i këtij operacioni, është shpallur në kërkim një 36-vjeçare kineze me inicialet M. Y., e cila dyshohet si organizatorja dhe tut0rja e kësaj veprimtarie kriminale. Ajo akuzohet për veprën penale “Tr@fikim i personave të rritur”.
Sipas burimeve të policisë, aktiviteti ilegal zhvillohej në një apartament me qera, ku ishin akomoduar dy shtetase të tjera kineze, Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe. Këto të fundit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Ushtrim pr0stituci0nit “, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës.
Arrestime dhe hetimet në vazhdim
Përveç shtetaseve kineze, në pranga kanë rënë edhe dy klientë të cilët u konstatuan në ambientet ku ushtrohej pr0stituci0ni. Ata janë një 38-vjeçar shqiptar, me inicialet A. D., dhe një 25-vjeçar italian, me inicialet M. F.. Të dy janë proceduar penalisht për këtë veprimtari.
Puna po vijon për lokalizimin dhe kapjen e 36-vjeçares së shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rrjetit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.