Skip to content

Zbulohet prapaskena, kush është kandidatja që Shkëlzen Berisha po përgatit fshehurazi për ta vendosur…

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ekspozuar së fundmi një sërë skandalesh dhe prapaskenash që sipas saj kanë si qëllim kapjen totale të Partisë Demokratike nga familja Berisha. Shpërthimi i Kokalarit erdhi pas postimit të gazetarit Çim Peka në rrjete sociale, ku ai deklaroi se ajo që ishte konsideruar si “Rithemelimi” i PD-së, në fakt nuk kishte qenë veçse një “Rikthim” i vjetër, dhe se tashmë ishte momenti për një rithemelim të ri pas raportit të OSBE/ODIHR.

Peka u shpreh se nëse PD nuk hapet si kurrë më parë, ajo rrezikon të mbyllet përfundimisht, duke nënvizuar se Sali Berisha ua ka borxh demokratëve një rithemelim të vërtetë.

“Rithemelimi” duhet të ndodhë tani, pas raportit final të OSBE/ODIHR. Ose PD hapet si asnjëherë tjetër, ose mbyllet përfundimisht! Lista e mbyllur e të “rithemeluarve” është 90% lista e Lulit të pa/rithemeluar të vitit 2017.

Një pjesë erdhën sepse zgjodhën anën e duhur, një pjesë u bashkuan kur Luli “vdiq” dhe baza e PD-së i dha duart, duke ndjekur Sali Berishën me të drejtë.

Tani Sali Berisha ua ka borxh demokratëve rithemelimin. PS: Dhe harrojeni se një gjë e tillë ndodh me deputetë që akoma shpresojnë te “Drejtësia e Yurit”!, shkroi Çim Peka.

Reagimi i Kokalarit
Pas këtij shkrimi, Kokalari paralajmëron një skenar të ri që po përgatitet brenda PD-së. Ajo flet qartë për një “rithemelim të ri”, të organizuar dhe drejtuar nga Shkëlzen Berisha, i cili sipas saj ka nisur të përgatisë në heshtje vendosjen e Argita Malltezit (Berisha) në krye të PD-së.

Related article  Tronditëse! 32 vjecarja gjendet e vdekur bashkë me burrin dhe dy femijet e mitur

Kokalari e sheh këtë si një projekt të menduar prej kohësh, ku Çim Peka luan rolin e zëdhënësit politik. Sipas Kokalarit, Peka është gazetari që ka shkatërruar të djathtën nga brenda duke imponuar vendime politike dhe marrëveshje që kanë përjashtuar strukturat reale të partisë.

Ajo e cilëson si njeriun që solli në PD të gjithë figurat e Lulzim Bashës, pas ngjarjeve të 8 Janarit, duke i bindur ata të bashkoheshin me Sali Berishën për interesa personale, ndërkohë që demokratët e bazës “nuk i honepsnin dot”. Kokalari shkruan se Peka ishte njeriu që krijoi koalicionin me Ilir Metën, një lëvizje që sipas saj largoi votuesin sovranist serioz dhe e futi PD-në në ujëra të pista politike.

Por pika kulmore e denoncimit është ajo që ka të bëjë me marrëveshjen e pretenduar midis Çim Pekës dhe Erion Veliajt për Kullën e Malit. “Është për të vënë duart në kokë që ky katunari i Hasit vazhdon të mendojë se është strateg dhe mjaft i sofistikuar për të na e hedhur ne të tjerëve.

Ai ishte “rithemelimi” i së djathtës që ju vetë e shkatërruat me ty në krye që je bërë si sekretari i Shkëlzenit. Ti i solle këta të Lulit, ti uleshe nëpër kafene me Saljanin dhe Dumën dhe ju mbushje mendjen të bashkoheshin me Sali Berishën, mbasi helmuan të gjithë demokratët në 8 janar dhe shumica nuk i honepste dot.

Ti e bëre edhe koalicionin e shëmtuar me Metën që largoi votën e sovranit serioz, sepse të dukej vetja i zgjuar dhe strateg. Ti e shtyve edhe Këlliçin si kandidat për garën e bashkisë, mbasi negociove privatisht me Veliajn për Kullën e Malit dhe Veliaj të tha që Këlliçin donte.

Related article  Aktivistja e njohur shkon te varri i Fatos Nanos, e pabesueshme ajo qe ka zbuluar (FOTO)

Dhe kur ta thashë unë copë në fytyrë që ju po bënit pazare bashkë me Metën dhe Veliajn (ishim në makinën tënde), ti më çensurove nga Syri, o i gjorë që një gjë kishe në dorë, pra një kanal mediokër, për të cilin bëre sparkatën dhe i luteshe si qen oligarkëve të të jepnin pjesën tjetër të parave për ta hapur, dhe ke kurajë të çensurosh pikërisht dikë si unë që i dola në krah Berishës në ditën e tij më të zezë.

Imagjino një katunar si ty të ketë më shumë pushtet se kaq. Po, po – me gojën plot them, dil përpara pasqyrës dhe ftillohu për katunarizmin që transmeton, jo vetëm në pamje, por edhe kur flet, çfarë thua dhe mbi të gjitha si artikulohesh. Ne të tjerëve që ishim super seriozë për ndryshime në atë vend, katunarizmi juaj na ka ardhur në majë të hundës, kështu që tani është radha jonë për të folur, qartë, pastër dhe pa doreza.

Dhe jam shumë e qartë që edhe shpifjet se mua më paguante Veliaj, nga zyra jote dhe korridoret e Syrit kanë dalë. S’e kam harruar jo, dhe një ditë Syri yt do të investigohet – që nga investimet fillestare që ishin pastrim parash, e deri te rrogat që jep gjysmë ligjërisht dhe gjysmë nën dorë.

Related article  LAJM I FUNDIT - Vendi i banuar nga shqiptarë tronditet nga tërmeti i fuqishëm, banorët dalin në rrugë!

Nga i gjen Syri gjithë atë para cash që paguan moderatorët? Kur ta kuptojnë Sali Berisha dhe Shkëlzeni çfarë dëmi u ke sjellë ti atyre, do të jetë shumë vonë. Ndërkohë, ti mënçuri, jam e sigurt që po përgatit terrenin për “rithemelim” të ri me Argita Malltezin në krye, qafën drejtuese të korrupsionit në atë parti dhe qeveritë e shkuara të Berishës, dhe kur kjo të ndodhë, këtu do të më keni… do merrem personalisht me Argita Malltezin… so BRING IT ON.

Në fakt edhe Argita Malltezin ti ia ke shtyrë Shkëlzenit, sepse ma ke thënë mua në 2021 dhe Malltezi e ka thënë publikisht që Shkëlzeni e ka shtyrë, kështu që Argita të mendohet mirë nëse do t’i hyjë kësaj valleje, se mua një hap prapa do të më ketë. Dhe me që ra fjala, ç’punë ka Shkëlzeni që të vendosë kush do të jetë kryetar i PD-së?

A nuk është në sektorin privat apo doni realisht t’i jepni prova SPAK-ut se si e përdorni PD-në për bizneset tuaja? Ajo PD o do të mbyllet, o ju do ikni të gjithë që të rindërtohet, dhe rindërtimin nuk do ta bëjë më katunaria e kastës tuaj, por do ta bëjë qytetërimi i kastës tonë”, u shpreh Kokalari.

Published inShowbizz