Skip to content

Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Për shekuj me radhë, Trekëndëshi i Bermudës ka qenë burim i mistereve dhe legjendave, ku thuhet se mbi 50 anije dhe rreth 20 avionë janë zhdukur në mënyrë të pashpjegueshme. Por, sipas një shkencëtari britanik, misteri duket se ka një zgjidhje të thjeshtë dhe shkencore, që nuk ka lidhje me fantashkencën.

Teoria e valëve të egra

Oqeanografi Dr. Simon Boxall, nga Universiteti i Southampton, beson se shkaku i zhdukjeve janë “valët e egra” ose “rogue waves”. Këto valë, të cilat mund të arrijnë një lartësi prej më shumë se 30 metrash, krijohen nga bashkimi i stuhive të ndryshme në zonë. Ai e mbështet këtë teori me një simulim, ku rindërtoi fundosjen e anijes amerikane USS Cyclops në vitin 1918, e cila mori me vete 309 jetë.

Related article  Tiranë! Vajza rrihet nga disa djem në mes të qytetit – (VIDEO e rëndë)

“Nëse stuhitë nga jugu dhe veriu bashkohen dhe mbi to shtohen ato që vijnë nga Florida, mund të krijohen formacione jashtëzakonisht të rrezikshme të valëve të egra,” shpjegoi ai. Sipas tij, këto valë janë aq të fuqishme sa mund ta ndanin një anije në dy pjesë, duke e fundosur për pak minuta.

Related article  Zili apo… Çfarë ka ndodhur mes motrave Gixhari? Zbardhen PRAPASKENAT e ‘KRlSJES’ së marrëdhenies mes tyre?

Shpjegime të tjera shkencore

Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët bien dakord me këtë teori. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) vlerëson se shumica e zhdukjeve mund të shpjegohen me faktorë mjedisorë. Ajo thekson se numri i madh i ishujve dhe zonat e cekëta në Karaibe shpesh përbëjnë rrezik për lundrimin, duke bërë që aksidentet detare të jenë të shpeshta në këtë zonë.

Related article  Klajdi “shpërthen” ndaj Rozanës: Më është q*rë nëna, s’kam puthur b*thë për…
Published inShowbizz