Skip to content

Zbërthehet ‘plumbi i artë’, si ra në kurth Nuredin Dumani natën e atentatit?

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka treguar detaje nga momenti i atentatit ndaj tij, një pikë kthese që shënoi më pas zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale.

Dumani ka dëshmuar se ditën kur iu bë atentati, ishte nisur për të vrarë Olti Kilën. Ai ka rrëfyer se ditën që u plagos ka dalluar një trup shoferi që i është dukur si Talo Çela.

Related article  Të shtëna me armë në kryeqytet, një person i...

Avokate Elda Zotaj: A ke bërë deklarime para OPGJ-ve të Elbasanit, pas momentin e arrestimit?

Dumani: Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar. Kur jam arrestuar në Fier më çuan në spital. Pastaj më çuan tek ushtaraku. Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Cipa. Nuk kam firmosur gjë para tyre. Nuk më kanë marrë në pyetje.

Related article  Historia që të rrënqeth shpirtin e vogëlushit, babai i ka ndërruar jetë nëna e sëmurë. Ai shet lajthi

Avokatja: Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit?

Dumani: Mesa mbaj mend i kam dhënë tek Spitali i Burgut. Atje kam firmosur pas deklarimeve. Nuk mbaj mend nëse janë regjistruar në audio dhe video.

Avokatja: Ditën e arrestimit për cilën ngjarje u nise në Elbasan. Cili ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës?

Dumani: Suel Çela.

Related article  Florjan Haçkaj shp*rthen ndaj Fatos Nanos dhe zbulon tm*rrin që i shkaktoi familjes

Avokatja: A të ka kontaktuar Alibej me telefonat e enkriptuar.

Dumani: Më ka çuar letra dore.

Avokatja: A je në dijeni të ndonjë miqësie mes Oti Kilës dhe Hajdar Çopjes?

Dumani: Nuk e di.

Avokatja: Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?

Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Cela.

Published inLajme