Skip to content

“Zbërthehet” Nuredin Dumani, përmend emrin e ministrit të Drejtësisë: Kam paguar lekë për…

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani vazhdon rrëfenjën gjyqësore duke ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm të SPAK, ku dhe tregoi skemën se si u lirua.

Përmes procedurave fiktive sikur kishte problem shëndetësore Dumani mundi të lirohej përballë një pagese prej 40 mijë euro.

Për këtë episod, i penduari gjatë pesë orëve proces gjyqësor me dyer të mbyllura, Dumani identifikoi mes personave që e liruan ish drejtorin e Spitalit të burgut, i cili siç e përshkroi dëshmitari i drejtësisë është dhëndri i vëllait të Nasip Naços, në atë kohë ministër drejtësie. Dumani ishte kartelizuar si një i sëmurë në prag të vdekjes dhe ky dokument I mjekëve ligjore sipas kësaj skeme ju dorëzua gjykatës e cila vendosi lirimin e menjëhershëm të tij. Dëshmitari i drejtësisë tha që Erjon Alibeaj i kishte dhënë një listë me emrat e dhjetë shtetasve, për të cilët kërkonte vrasjen e tyre, sepse kishte zbuluar që ishin implikuar në masakrën e Bradasheshit ku u eliminua edhe i vëllai. Dumani.

Related article  Zbulohet data per zgjedhjet e Tiranes dhe kandidatet PS-PD, ja kush do zevendesoje Veliajn

Dumani tha se në krye të listës qëndronte Talo Cela dhe Emiliano Ramazani e më pas Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Gentian Sharra, Besmir Haxhia dhe Dorjan Shkoza.

Related article  Video të reja tronditëse, Njerëzit hidhen nga dritaret gjate përplasjes së avionit në Indi (VIDEO)

E ndërsa theksoi se shënjestra e atentatit ishte shtetasi Besmir Haxhia për shënjestrën e dytë e konsideroi si një viktimë rastësore që e konstatuan në makinë dhe duhej vrarë me doemos, pasi e kërkonte të vrarë Erjon Alibeaj edhe ky një bashkëpunëtor drejtësie.

“Për lëvizjet  e shënjestrës tjetër Emiliano Ramazanit I penduari tregoi se ishte aktivizuar  si spiune një instruktore palestre që sinjalizonte Erjon Alibeajn me telefon fiks. Alibeaj kontaktonte me SKY me të tjerët që kryen vrasjen e tij sapo mbaroi stërvitjen”, shpjegon i penduari.

Related article  Tragjedi/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeccare, futbollisti i njohur
Published inLajme