Skip to content

Zbardhet misteri?! Ja pse nuk ngrihet droni në Tomorr

Një fenomen i çuditshëm ndodh në malin e Tomorrit. Në fund të muajit Dhjetor atje ishte gazetari Blendi Fevziu, i cili u përpoq të ngrinte një dron, por në një zonë të caktuar nuk fluturonte dot.

“Kam provuar gjithë paraditen sot të ngre dronin për të bërë një pamje të malit të Tomorrit, nuk ngrihej”, u shpreh asokohe Fevziu.

Shpjegimin u mundua të na e jepte një nga përfaqësuesit e hotelit Perla e Tomorrit.

Related article  Prapa skenave të pushtetit: Mbreti arab me jaht në Shqipëri, objektivi i vërtetë i takimit që trondit qeverinë!

“Për dronin unë pyeta sepse nuk isha i informuar dhe pyeta disa inxhinierë që po kryenin disa matje një muaj përpara se të vinit ju. Dhe u thashë ore pse nuk ngrihet droni sepse po më pyesin dhe mua e s’dija si t’u përgjigjesha. Në fakt është vetëm një zonë e caktuar dhe më thanë që atje duhet të marrësh leje për të ngritur dronin. Domethënë shkon deri te ajo zonë, sipas tyre dhe sipas ideve të mia dhe të kërkon leje të veçantë për të ngritur dronin në atë zonë”, tha Ali Zotkaj.

Related article  Europa i jep fund luftës? Zbardhet lëvizja e bujshme që po përgatitet nga Gjeneva

Ndërkohë nuk munguan edhe komente të tjera në studio.

“Mund të jetë edhe ndonjë mineral”, shtoi nga ana tjetër Kliti Nano.

Related article  Nuk do ta besoni, ja me cfare ngjarje do te nise Marsi
Published inLajme