Skip to content

Zbardhen emrat, cilët janë kandidatët e PD në listat e sigurta. Ka surpriza…

Mesnata e kësaj të mërkure është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025. Partitë politike pritet të dorëzojnë në KQZ listat përfundimtare të kandidatëve për të 12 qarqet e vendit deri në orën 24:00.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije disa nga emrat që do të jenë në listat e sigurta të Partisë Demokratike në qarqe të ndryshme të vendit.

Related article  “Ai ku*va më k*rcënon me SMS”, Rama kerkoi mbledhjen urgjente, do cuditeni si u shfaq Balluku

Në Shkodër, lista e sigurtë e PD-së përfshin:

Luciano Boci
Greta Bardeli
Ramadan Lika
Kliti Hoti

Në Vlorë, kandidatët në listën e sigurtë janë:

Bujar Leskaj
Atird Hoxha
Ina Zhupa
Vangjel Dule

Related article  Tjetër ngjarje e rëndë, ka humbje jete

Ndërsa në Dibër, lista e sigurtë përfshin:

Xhelal Mziun
Denisa Vatan

Për qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës, drejtuesit politikë Flamur Hoxha dhe Tritan Shehu do të jenë përfaqësues të PD-së.

Në Lezhë, lista e mbyllur e PD-së përfshin emrat e:

Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti

Po ashtu, në Tiranë, lista përfshin disa figura të njohura të PD-së, si:

Related article  Po hapte pus, 58-vjecari humb jetën - E zuri poshtë masivi i dheut

Sali Berisha
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Jozefina Topalli
Besart Xhaferri
Fatmir Mediu
Erisa Xhixho
Klevis Balliu
Mesila Doda
Tedi Blushi

Emrat më qarkun e Durrësit, në listën e sigurtë janë:

Oerd Bylykbashi
Gent Strazimiri
Manjola Luku
Igli Cara
Artan Luku, përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste.

Published inLajme