Skip to content

Yuri Kim bëhet e ‘gjallë’ për Artan Lamen, ben reagimin e fortë që askush s’e priste

Familjarët e publicistit Artan Lame, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur falenderimet për ngushëllimet e shprehura ndaj tyre pas ndarjes nga jeta të historianit.

Familjarët e Artan Lames kanë publikuar edhe mesazhin e dërguar nga ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Yuri Kim shprehet se Artan Lame ishte ai që ndihmoi më shumë se shumica e njerëzve në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Familjarët e Artan Lames shprehen falenderues për secilin që ka ndarë dhimbjen e tyre dhe kanë vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij.

Reagimi i plotë
Faleminderit, nga zemra…

Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.

Related article  Edi Rama ne 'panik' nga Shkodra, kerkon te mos dalin ne votime te dielen sepse...

Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri:

“My Dear, may I ask you to please give my condolences to the family of Artan Lame? As you might remember, I had the opportunity to meet him and work with him while I was in Albania. He was such a very unique person: he was obsessed with communist-era artifacts and his work wëas in many ways about resolving historical problems, but more than most people, he has helped build the future of Albania. May he rest in peace.”
Yuri Kim

Related article  Egli mohoi se kanë qenë të lidhur bashkë, reagimi i instruktorit te palestres trazon rrjetin

“Mund të të kërkoj të lutem t’i përcjellësh ngushëllimet e mia familjes së Artan Lames? Siç mund ta kujtosh pata mundësinë ta takoja dhe të punoja me të gjatë kohës që isha në Shqipëri. Ishte një njeri vërtetë unik: i pasionuar pas arefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhje e problemeve historike por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe.”-shprehet Yuri Kim.

Related article  Fundjavë me kthesa të forta për këto tre shenja horoskopi, vetem nje ka fat ne dashuri

Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.

Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij

Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.
Me mirënjohje,
Familja Lame

Published inLajme