Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte edhe studente mjekësie.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme, në vendin e njohur si “Pularia”, në aksin rrugor Sarandë – Delvinë. Sipas të dhënave zyrtare, një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. N., 23 vjeç, është përplasur dhunshëm me një automjet tip “Lancia”, drejtuar nga e reja Ela Dhimaku, 22 vjeçe.
Përplasja rezultoi fatale për drejtuesen e mjetit “Lancia”, Ela Dhimaku, 22 vjece, e cila humbi jetën në vend, së bashku me motren që udhëtonte me të, Rezi Dhimaku, 20 vjeçe. Një pasagjere tjetër, Antoneta Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Viktima kanë mbetur Ela Dhimaku 22 vjeçe, drejtuesja e mjetit, Rezi Dhimaku 20 vjeçe pasagjere, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur Antonela Zhupa 24 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat bënë të mundur menaxhimin e situatës së rëndë, ndërsa rruga u bllokua për një kohë të gjatë. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shpejtësia dhe mungesa e kujdesit në drejtim kanë qenë ndër faktorët kryesorë.