Skip to content

Vritet me thike 14-vjecari ne Korce, zbulohen detajet tronditese, nje dite me pare…(EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot pasdite fshatin Pirg të Maliqit. Rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali, një konflikt mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka degjeneruar në dhunë fatale.

Gjatë përplasjes, një prej të miturve, me iniciale E. Xh., është goditur me thikë, duke marrë plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ka ndërruar jetë në spital.

Bashkëmoshatari i tij, i dyshuar si autor i sulmit, është gjithashtu në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Related article  'Ti je luani im...' Cfare po ndodh, Bleona Qereti takon Fevziun ne Afrike dhe ben veprimin e cuditshem (FOTO)

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon intensivisht për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sakta të kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin lokal.

Viktima është identifikuar si Erald Xhejo, ndërsa autori i dyshuar, po ashtu 14 vjeç, është Enedio Zguri. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në ambientet e një lokali, ku pas një sherri mes tyre, dyshohet se Zguri e goditi Xhejon me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Related article  ‘Vajtoi’ pas daljes së Jozit, bëhet virale momentin kur Valbona qan me ngashërim për burgosjen e Salianjit

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, i mituri nuk mundi të mbijetonte. Autori i dyshuar është në spital për mjekim dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes.

Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar, Enedio Zguri, po ashtu 14 vjeç, ishin konfliktuar një ditë më parë. Për të zgjidhur mosmarrëveshjen, ata kishin rënë dakord të takoheshin në një lokal në fshatin fqinj.

Related article  Kush jane ministrat e rinj! Gazetarja e PS zbërthen skenarët! Ja ç’flitet brenda socialisteve

Takimi, që kishte për qëllim “sqarimin”, përfundoi tragjikisht, pasi gjatë bisedës situata u tensionua dhe Zguri dyshohet se goditi me thikë shokun e tij, duke i shkaktuar plagë fatale.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet e sakta dhe rrethanat e plota të ngjarjes që ka tronditur thellë komunitetin lokal.

Published inShowbizz