Naim Murseli, i akuzuar për vra sjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar mëngjesin e së premtes për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Fillimisht, ai u dërgua në Klinikën e Neurologjisë dhe më pas u transferua në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Koha, Murseli është parë duke hyrë në Klinikën e Psikiatrisë, i shoqëruar nga forca të Policisë së Kosovës. Ky transferim vjen pas miratimit të kërkesës së mbrojtjes së tij nga trupi gjykues më 4 qershor, për kryerjen e një ekzaminimi psikiatrik.
Avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku, kishte argumentuar kërkesën duke theksuar se klienti i saj ka shfaqur një gjendje psikiatrike të paqëndrueshme gjatë periudhës së fundit. Në seancën gjyqësore ku u njoh me akuzën, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vra sjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, me motive hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një siguracion jetësor në Suedi në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh. Prokuroria pretendon se Murseli ka bashkëpunuar me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke i porositur këta të fundit për të kryer vra sjen në këmbim të një pagese prej 30 mijë eurosh.
Në ditën e vra sjes, sipas aktakuzës, Murseli ka siguruar armën e zjarrit me 20 fishekë nga Tom Dodaj, për një shumë prej 280 eurosh. Tom Dodaj ka pranuar fajësinë për shitjen e armës dhe tashmë është dënuar me 5 vjet burgim dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.
Liridona Ademaj u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, rasti u raportua si një vra sje gjatë një grabitjeje të simuluar, por hetimet e mëtejshme zbuluan implikimin e bashkëshortit të saj në organizimin e kësaj vra sjeje. Dërgimi i Naim Murselit në Klinikën e Psikiatrisë shihet si një hap i rëndësishëm në procesin hetimor dhe gjyqësor për të përcaktuar përgjegjësinë e tij në këtë rast të rëndë.