Skip to content

Vrasje me armë zjarri, kush është viktima – Foto

SHKODËR — Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 22:30, 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua me armë zjarri në mes të qytetit, pranë kinema “Republika”.

Viktima ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali kur dy persona të paidentifikuar iu afruan dhe qëlluan në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Autorët, të cilët mendohet se ishin me motor dhe kishin vendosur skafandra në kokë, u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa lënë gjurmë.

Related article  Kokalari plas ne shesh arkivën e zezë të Berishës, Shkëlzenit dhe Argitës, nga vrasja e Azem Hajdarit…

Reagimi i Policisë

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit konfirmoi ngjarjen, duke dhënë detajet e para: “Rreth orës 22:30, në lagjen ‘Vasil Shanto’, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali”.

Related article  Dalin fotot, ja si dukej banorja e BBV 4 kur ishte akoma mashkull! (foto)

Hetimet në vazhdim

Motivi i këtij ekzekutimi mbetet ende i paqartë. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetuesit po punojnë për të mbledhur dëshmi dhe prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

Related article  Romanca mes Eglit dhe Gjestit brenda BBV4/ Familjarët e Eglit bëjnë veprimin e papritur

Published inShowbizz