Skip to content

Vrasje me armë zjarri – Identifikohet autori – Emri

Një 25-vjeçar shqiptar, Shahim Bulica, dhe një 31-vjeçare letoneze, Erika Korska, janë akuzuar për vrasje pas vdekjes së një burri në Gravesend të Kent-it. Ngjarja tragjike ndodhi në natën e 12 gushtit, ku viktima, një burrë rreth të 30-ave, u gjet me plagë thike dhe ndërroi jetë në spital.

Sipas njoftimit të Policisë së Kent-it, shërbimet e urgjencës u lajmëruan pas mesnate për një sherr mes disa personash jashtë një prone private në Augustine Road. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, personat e përfshirë ishin larguar, por pak kohë më pas, një burrë u dërgua në spital me plagë thike. Ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë trajtimit mjekësor.

Related article  'Politikë linçuese ndaj...' Mero Baze sulmon ashper SPAK: Ja praktikat kriminale dhe dezinformimi i SPAK

Pas një hetimi intensiv, detektivët arritën të identifikojnë dhe arrestojnë Shahim Bulicën, shtetas shqiptar, dhe Erika Korskën, shtetase letoneze. Të dy jetonin në të njëjtën rrugë ku ndodhi ngjarja. Ata u akuzuan zyrtarisht për vrasje më 16 gusht dhe do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës në Medway më 18 gusht për seancën e parë.

Related article  Gruaja e ish-burrit të Parashqevisë merr vendimin e papritur, pasi ajo u takua me djalin!

Në lidhje me këtë rast, policia njoftoi se një 33-vjeçar tjetër nga Gravesend, i cili u arrestua gjithashtu, është liruar pa akuza. Hetimet janë ende në vazhdim dhe autoritetet u kanë bërë thirrje dëshmitarëve të tjerë, apo banorëve me kamera sigurie, që të kontaktojnë policinë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj vrasjeje.

Related article  Shenjat e Horoskopit që mund t’i rikthehen ish-it
Published inShowbizz