Skip to content

Vrasja që tronditi Italinë/ Rrëfehet nëna: Ishte e vetmja mënyrë për…

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik italian pas rrëfimit të dhimbshëm të 62-vjeçares Lorena Venier. Ajo pranoi se ka vrarë djalin e saj, 35-vjeçarin Alessandro Venier, duke bashkëpunuar me partneren e tij, kolumbianen Maylin Castro Monsaldo.

Sipas mediave italiane, Maylin, nënë e një foshnje të sapolindur, jetonte nën një regjim të dhunës dhe kërcënimeve të përditshme nga Alessandro. Ajo po trajtohej për depresion dhe i kërkoi ndihmë Lorena-s për t’i dhënë fund këtij makthi, duke shprehur frikën për jetën e saj dhe të fëmijës.

Në një dëshmi tronditëse para hetuesve, Lorena tregoi se si e kishte planifikuar krimin. Ajo fillimisht i dha djalit të saj një ilaç të tretur në limonadë për ta qetësuar, e më pas i bëri një injeksion insuline për ta bërë të pavetëdijshëm. Pasi dështuan përpjekjet për ta mbytur me duar, Lorena dhe Maylin e vranë me lidhëset e këpucëve. Pas vrasjes, trupin e ndanë në pjesë dhe e fshehën në një kosh plehrash në garazh, të mbuluar me gëlqere.

Lorena Venier u shpreh se veproi nga frika dhe për të mbrojtur partneren e djalit të saj, të cilën e konsideronte si vajzën që nuk pati kurrë. Hetimet kanë zbuluar se Alessandro kishte precedentë për dhunë dhe drogë, ndërsa mbrëmja e 25 korrikut kur ndodhi krimi mbetet një nga ngjarjet më të errëta të komunitetit lokal.

Published inLajme