Skip to content

Vrasja e Ilaria Sulës/ Hetimet hedhin poshtë deklaratën e autorit. Dalin detajet e tjera tronditëse

Mark Samson dyshohet se e vrau Ilaria Sulën me thikë, duke e goditur disa herë dhe njollat e gjakut janë identifikuar nëpër dhomat e shtëpisë.

Disa njolla gjaku janë parë në të muret e korridorit të banesës në via Homs 8 në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu thotë raporti i ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas hetimit, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori i dyshuar. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.

Related article  Denoncimi bombe, Suel Cela i theu kockat njeriut te afert te Taulant Balles se nuk po mbeshtet kandidaten e tij

Policia mjeko-ligjore gjeti sasi të madhe gjaku te dushit dhe në lavamanët e tualetit dhe kuzhinës. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe te furçat e dyshemesë, te disa doreza apo te doreza e derës së përparme të makinës së Samsonit.

Related article  “Eja të premten, se nesër më vjen ai tjetri”, Gruaja qejflie kapet mat me ...

Në 26 mars, Mark Samson bleu produkte pastrimi në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh dhe këtë e konfirmon një faturë e lëshuar nga dyqani që është afër shtëpisë, raporton TGCOM. Por, pavarëisht pastrimit të vendit të ngjarjes, shenjat e gjakut mbetën në disa vende, ndërkohë që sipas hetuesve, disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun.

Related article  Dy tërmete tronditin Shqipërinë brenda pak minutash

 

 

Published inLajme