Skip to content

Vrasja e 81-vjeçarit/ Autori dhe viktima e kishin lënë të takoheshin në lokal. Kush e zbuloi i pari krimin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e të moshuarit në Zall Bastar. Viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në orën 9.00 do të niseshin të dy. Por në momentin që janë takuar, autori Isuf Hasa, 64 vjeç, e ka goditur të moshuarin me mjete të forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur. Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.

Related article  S’po muj ma… oj nanë! Fjalët e fundit të 27-vjecarit qe vdiq ne duart e policeve trondisin shqiptaret

Por Xhemal Meta kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet. Shoferi e ka telefonuar disa herë 81-vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Related article  Tr*nditëse! Do u shiste aeroportin e Vlorës rusëve? Behxhet Pacollit i ndodh e papritura

Ata kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81-vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.

Related article  Dalin pamjet e frikshme te tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Paralajmërime për cunami në Japoni dhe SHBA

 

Published inLajme