Skip to content

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Canit/ Nëna e Luis Meçes bën deklaratën tronditëse: Dy ditë para ngjarjes, dikush goditi…

Në emisionin Me Zemër të Hapur”, është diskutuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi 2 muaj më parë, ku 14-vjeçari Martin Cani, humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli , ku shoku i tij Luis Meçe mbeti i plagosur.

Në një lidhje telefonike, ka qënë dhe nëna e Luis Meçes, e cila ka thënë versionin e saj të ngjarjes.

Related article  Toka nuk gjen qetësi nga tërmetet, lëkundje të forta. Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Sipas saj, Luisi i kishte treguar se ditën e ngjarjes, të premten dikush kishte debatuar me Martinin dhe e kishte goditur duke e gjakosur tek buza.

Ajo shtoi se konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët, kishin bullizuar vëllain e viktimës dhe kishin lënë takim për t`u sqaruar.

Nëna e Luisit, theksoi se djemtë ishin shumë të urtë dhe familjet i kishin edukuar me norma shumë të mira.

Related article  Deklarata e FORTË e Nuredin Dumanit në gjyq: Vodhëm 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të deputetit

“Djali im së bashku me Martinin ishin djem shumë të mire dhe të urtë. Ditën e ngjarjes klinika më lajmëroi se të dy ishin rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën. Luisi më kishte thënë që dikush ditën e premte , para ngjarjes e kishte goditur Martinin dhe e kishte gjakosur tek buza.

Konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e Martinit dhe ato kishin shkuar të sqaroheshin. Ai insiston se ditën e ngjarjes ishin dy persona që i goditën , jo një”, përfundoi nëna e Luis Meçes

Related article  Horoskopi Javor - zbulo parashikimin e yjeve per shenjen tende

 

Published inLajme