Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total.
Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut
Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare.
Nderkohe vendet e rajonit treguan dhe nje here qendrim politik ndaj Shqiperise, ku Greqia na vleresoi vetem me dy pike ndersa Serbia me zero pike. E vetmja qe dha 10 pike ishte Mali i ZI.
Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.
Diferenca me vendet qe renditeshin para Shqiperise ishte shume vogel saqe disa pike me shume nga jurite, ku shume prej tyre nuk i dhane pike fare Shqiperise, Shqiperia mund te ishte ngjitur pa problem deri ne vendin e peste.
Pikët në total 218
Votimi nga publiku 173
Votimi për Shqipërinë nga juria- 45 pikë
Suedia 3 pikë
Azerbaixhan 0 pikë
Malta 0 pikë
Holanda 1 pikë
Sllovenia 0 pike
Armenia 0 pikë
Luksemburg 0 pikë
San Marino 0 pike
Ukrainë 0 pikë
Norvegjia 0 pikë
Austria 0 pikë
Franca 12 pikë
Italia 3 pikë
Portugalia 4
Danimarka 0
Letonia 0
Kroacia 0 pike
Irlanda 0 pike
Polonia 5 pike
Mali i Zi 10 pike
Greqia 2 pike
Serbia 0 pike
Cekia 0 pikë
Britania e Madhe 0 pike
Spanja 1 pike
Finlanda 0
Australia 0
Gjermania 0
Belgjika 0 pikë
Izraeli 0 pike
Lituania 0 pikë
Gjeogjia 0 pikë
Qipro 4 pikë
Estonia 0 pikë
Zvicra 0 pikë
12 pikët e jurisë shqiptare për Francën