Skip to content

Kater vlonjate mbajtën peng për dy javë djalin nga Kosova, arsyeja e rende do ju trondite

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Vlorës, ku policia ka shoqëruar katër persona të dyshuar për pengmarrjen e një shtetasi kosovar. Sipas burimeve zyrtare, viktima ishte mbajtur i izoluar për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së njohur si “Rruga e Re”.

Policia njofton se katër personat e shoqëruar janë banorë nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe dyshohet se i kishin kërkuar kosovarit një shumë të madhe parash — 70 mijë euro — në këmbim të lirimit të tij.

Related article  Gjashtë bashki shkojnë në zgjedhje të parakohshme

Gjatë periudhës së pengmarrjes, viktima dyshohet se është dunuar fizikisht, ndonëse policia nuk ka dhënë ende detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Related article  Trѻnditëse! Albin Kurti i bindet Trumpit. Në Kosovë do të vijnë ....

Ngjarja u zbulua falë motrës së pengut, e cila jeton në Suedi. E shqetësuar nga mungesa e kontakteve me vëllanë, ajo ka lajmëruar policinë e Vlorës, e cila nisi menjëherë hetimet dhe arriti të lokalizojë banesën ku ai mbahej i rrëmbyer.

Related article  Sulm i madh me raketa, bombardohet godina e qeverisë

Pas ndërhyrjes, viktima është gjetur dhe është marrë në mbrojtje, ndërsa katër të dyshuarit janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia e Vlorës po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë pengmarrje të rëndë.

Published inLajme