Skip to content

Skandaloze, një i moshuar në Ulpian e prek organin gjenital para një vajze të re

Një video e publikuar nga faqja Vrojtesit e Lagjes ka ngritur shqetësim në opinionin publik, pasi tregon një incident të ndodhur në Parku i Ulpianës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 16:15–16:30, në kohën kur nxënësit sapo kishin përfunduar mësimin dhe po frekuentonin zonën.

Në pamjet e publikuara, dyshohet se një burrë i moshuar ka shfaqur sjellje të papërshtatshme ndaj një vajze të re, duke e shikuar vazhdimisht dhe duke bërë gjeste që konsiderohen shqetësuese.

Related article  Rama del me njoftimin e papritur - Detajet

“Më 23 mars, në Parkun e Ulpianës, rreth orës 16:15–16:30, në kohën kur nxënësit sapo kishin përfunduar mësimin, është vërejtur një burrë i moshuar me sjellje shumë të papërshtatshme ndaj një vajze të re”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Related article  E pabesueshme çfarë ka bërë Anila për babain e Kolës

Rasti ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, me qytetarë që kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të identifikuar personin në fjalë dhe për të garantuar sigurinë në hapësirat publike.

Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nëse rasti është raportuar tek Policia e Kosovës, megjithatë qytetarët janë bërë thirrje që raste të tilla të denoncohen menjëherë tek organet kompetente.

Related article  'E bera nga dashuria...' Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, justifikohet ish-banorja e BB: Ja pse e tërhoqa nga flokët! (Foto)

Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për verifikimin e rastit dhe marrjen e masave përkatëse, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e sjelljeve të tilla në hapësira publike, veçanërisht në ambiente të frekuentuara nga të rinjtë dhe nxënësit.

Published inLajme