Skip to content

Vjehrri i tha burrit tim se kunata, kunati dhe unë kishim kryer s– te ara me misër, më pas ndodhi hataja e madhe, ishte ne Greqi kur

Në një rrëfim emocional në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, një grua ndau për herë të parë historinë e dhimbshme të martesës së saj të parë – një martesë e shënuar nga abuzimi, poshtërimi dhe akuza të rënda, të cilat e detyruan të largohej për të shpëtuar veten dhe dinjitetin e saj.

Ajo tregoi se martesa me bashkëshortin e saj nuk ishte asnjëherë e lumtur. Në përpjekje për një jetë më të mirë, çifti kishte emigruar në Greqi, por ajo që e priste atje ishte një realitet tronditës.

“Ai më çoi të jetoja në një kotec me pula,” – tha gruaja me lot në sy. “Nuk më trajtonte si njeri, më mbante në kushte çnjerëzore. Jetonim mes kafshëve, mes papastërtisë dhe pa asnjë dinjitet.”

Pas kthimit në Shqipëri, në vend që të fillonte një faqe të re, ajo u përball me akuza të pabaza nga vjehrri i saj, i cili e akuzoi se kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me… vëllanë e burrit.

“Ishte e papërballueshme. Të më akuzonin për tradhti me kunatin, ishte fundi. Aty vendosa se nuk mund të duroja më dhe se duhej të largohesha për të shpëtuar veten dhe fëmijën tim.”

Në bisedë me gazetaren Mirela Milori, gruaja tregoi për momentin kur çdo gjë u thye. Pasi ishin kthyer nga Greqia, burri i kishte premtuar se do të blinin një shtëpi dhe do largoheshin nga jeta e izoluar në mal. Madje, kishte kursyer para për këtë qëllim dhe babai i saj kishte ndihmuar për të gjetur një shtëpi në fshatin Vidhas.

“Ishte 30 milionë. Vëllai më tha: jep sa të kesh, pjesën tjetër ta jap unë. Por kur burri ia tha të atit, vjehrri e ndaloi. ‘Pa e parë unë s’ke për të blerë gjë’, i kishte thënë. Dhe kështu u prish çdo gjë,” rrëfen ajo.

Pastaj erdhi momenti kur gjithçka mori fund.

“Një ditë shkova në tokë me kunatin dhe kunatën për të prashitur misrin. Burri ishte në Greqi. Vjehrri e telefonon dhe i thotë se nusja ka ikur me ta, sikur kishte ndodhur diçka. Burri më mori në telefon dhe më shau rëndë, më akuzonte se po shkoja me kunatin. Kur u ktheva në shtëpi, u përballa me vjehrrin. E pyeta pse po më shpifte, dhe ai m’u kthye: ‘atë që ke bërë, e di ti’.”

Aty, tregon ajo, kishte plasur sherri. Vjehrri e kishte ngritur dorën ndaj saj dhe kishte tentuar ta godiste me një shkop. E lodhur, e poshtëruar dhe e kërcënuar, ajo mori djalin e vogël dhe vendosi të largohej përgjithmonë.

“Ika. U ktheva tek njerëzit e mi. E kuptova që nuk kishte më kthim pas. Vjehrri madje u gëzua që u ndamë. Kjo më dhembi më shumë se gjithçka.”

Historia e kësaj gruaje është një thirrje e heshtur për të gjithë ata që përballen me abuzim familjar. Ajo zgjodhi të flasë – jo për të rikthyer të shkuarën, por për t’u bërë zë i grave që kanë kaluar të njëjtën dhimbje dhe heshtin.

Published inLajme