Skip to content

VIDEO – Zbulimi fuqishem në kufirin Shqipërise me Greqine qe po trondit boten…

Një zbulim i rrallë shkencor ka habitur studiuesit pranë kufirit Shqipëri–Greqi, ku është gjetur një rrjetë merimangash me sipërfaqe prej 106 metrash katrorë, në një shpellë të njohur për përmbajtjen e lartë të squfurit.

Në këtë “qytet” të pazakontë nën tokë jetojnë së bashku mbi 111 mijë merimanga, që i përkasin dy llojeve: barn funnel weavers dhe sheetweb spiders. Ato kanë krijuar një ekosistem të qëndrueshëm në errësirën dhe atmosferën e pasur me squfur, duke u ushqyer me insekte të vogla që mbijetojnë falë energjisë kimike të mjedisit.

Related article  Përfundoi në rrugë, çudit Frederik Ndoci: Ja sa lekë duheshin për të pasur Parashqevinë

Ky fenomen unik ka sfiduar perceptimet tradicionale të shkencës mbi sjelljen e merimangave, të cilat zakonisht njihen për jetesë të vetmuar dhe territoriale. Studiuesit thonë se bashkëjetesa e tyre në një rrjetë kaq të madhe është “një mrekulli evolutive” që mund të ndihmojë në kuptimin e adaptimit të gjallesave në kushte ekstreme.

Related article  Ç’ndodhi pas mesnate? Zarf i zi në “Big Brother VIP”! Ja dënimi i frikshëm që pritet

Zbulimi është bërë në Shpellën e Squfurit, një formacion natyror që ndodhet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe pritet të bëhet objekt i kërkimeve ndërkombëtare në muajt në vijim.

Published inShowbizz